Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka pasur disa kërkesa në seancën plenare që po zhvillohet.
Ai edhe një herë ka kërkuar që të merren masa për gjuhën e përdorur të kryeministrit Edi Rama dy javë më parë në Kuvend. Ndër të tjera ai u shpreh se opozita do debat për mandatin e Olta Xhaçkës, teksa tha se kjo nuk mund të bëhet javën e ardhshme pasi do të shkurtonte debatin për Portine Durrësit.
“E kuptoj por duhet të shpreheni. Është një kërkesë që qëndron pezull. E keni të shkruar në procesin e seancës. E dyta thatë pak më parë që në konfernecë e Kryetarëve ka pasur unanimitet nuk është e vërtetë,
Një për kë pati është ajo që është parashikuar për javën tjetër që është diskutimi për Portin e Durrësit, ju dje në shkelje të hapur të rregullores vendosët që debatin ti kufizoni kohën dhe kjo është shumë e rëndë.
Jo vetëm që javës së kaluar e kaluat në procedurë të përshpejtuar, por vendosët që me 24 të kufizonit kohën për të folur. Është cështje e rëndësishme. Së treti, e dëgjova apologjinë për Xhackën, ju nuk i dhatë të drejtë opozitës, disa herë Xhaçka nuk erdhi në Komision. Disa herë ajo e shtyu në mënyrë banale për të mos u përballur me të vërtetën, nuk u la mundësia për diskutim. Kërkesa është e thjeshtë, kërkohet debat, jo vetëm lexim i raportit të njërës palë. Çështja e konfliktit të interesit, anëtarët e parlamentit që nuk duhet të jenë kundër ligjit është cështje publike.
E fundit, është kërkuar sot nga PD mocioni,që të krijohet mundësia të flasim, e drejta për të folur është e kërkuesve, pazar këtu nuk bën askush. Kushdo që thotë po bëni pazar me Ramën, ti tërheqi pasi është turpi i tyre” tha Alibeaja ndër të tjera.