Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS rrëzoi kërkesën për komisionin për investimet strategjike, Alibeaj: Është skandal i madh, ndaj i largohen si djalli

Shkruar nga Newsbomb
PS rrëzoi kërkesën për komisionin për investimet

Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në një prononcim për mediat theksoi edhe njëherë rëndësinë që ka ngritja e një Komisioni hetimor për investimet strategjike.

Alibeaj tha se demokratët kanë ridepozituar kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike, mirëpo anëtarët e mazhorancës e kanë rrëzuar këtë kërkesë të PD.

“Ngritjen e komisionit hetimor, që është nga instrumentet më të rëndësishëm të opozitës. Ne ridepozituam kërkesën, tashmë jo me 35, por me 37 firma. Në mënyrën më antikushtetuese, antiligjore, nga ana e anëtarëve të mazhorancës në konferencë rrëzohet kjo kërkesë. Rregullorja e do që instanca e fundit që shprehet për çështjen ngritjes ose jo të një komisioni hetimor, as këtë nuk e lejuan. Kjo ishte çështja që demaskoi maxhorancën, investimet strategjike.

Duket që është skandal i madh dhe ai që është kryeministër i largohet si djalli. Është një çështje që ka interes publik. Është e drejtë e opozitës dhe fatkeqësisht e nëpërkëmbur. Kjo është ajo që ndodhi në pjesën e errët”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese