Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

PS “rrëmben” njësinë 2 në Tiranë, Veliaj: Ishte një betejë e vështirë, gati për t’i shtrirë dorën Joridës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kandidati për deputet, Arben Pëllumbi kanë falenderuar mbështetësit e Partisë Socialiste dhe të gjithë qytetarët që votuan këtë parti.

Veliaj në fjalën e tij tha se puna do të nisë që sot në njësië 2, teska u shpreh se janë të gatshëm të shtrijnë dorën për bashkëpunim me Jorida Tabukun.

“Unë jam rritur në këtë njësi. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se të them se ne kemi fituar bindshëm në njësinë më të madhe.  Ka qënë një ditë natë 72 orëshe. Është një privilegj i madh të fitosh me ju. Për disa është koha për të thënë mirëmëngjes kurse për disa prej jush është koha për të thanë natën e mirë dhe gjum të ëmbël.

Puna e parë që do të bëjmë është shtrirja e dorës për kundërshtarët. Ka qenë një njësi që ka pasur një betejë të fortë nga presidenti te shoqa Jorida. Që sot ti (Arben Pëllumbi) do telefonosh Joridën ti thotë që beteja mbaroi, por të dy deputet duhet të punojnë bashkë për të mirën e njësisë. Unë besoj fort që skuadra jonë e ka dijitetin të krijojë atmosferën që njësia dy të ecë përpara pavarësisht bindjeve politike” tha Veliaj

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img