Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

PS refuzon aleancën me Shpëtim Idrizin? Blendi Klosi: Ne jemi me qytetarët, kemi programin tonë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Blendi Klosi, drejtuesi i ri politik i PS në Vlorë, ka komentuar mundësinë e një aleance me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Ky i fundit nuk ka marrë pjesë në tryezën e Berishës me aleatët opozitarë dhe ka lënë të kuptohet se është i hapur për koalicion me socialistët për zgjedhjet vendore të 2023.

“PS është një parti shumë e madhe e cila ka një votë aq të madhe, e cila na bëri në 2021 ta shprehnim aleancën tonë të madhe. Aleancën ne e kemi me qytetarët. Ne duam shumë që në çdo garë elektorale të jemi me qytetarët.

Pastaj kush pranon programin e PS-së, parimin mbi të cilin krijohet ky program… Ne në gara të fituara i kemi mundur veç e veç, kur kanë qenë të fortë, kur kanë qenë të dobët”, është shprehur Klosi, teksa është pyetur në Abc News.

Më tej, ai është pyetur dhe për përballjen në zgjedhjet lokale me Ilir Metën dhe Sali Berishën, tashmë dy kundërshtarë të fortë të Edi Ramës.

“Ne nuk e zgjedhim dot kundërshtarin. Nuk e di kush është arsyeja që njerëzit mund ta rivotojnë këtë frymë të re që duan të krijojnë me personazhe të sprovuara. Këtu nuk ka të bëjë shumë individi, ka të bëjë forca politike. Dhe këto forca politike me këta individë ne i kemi mundur.

Ne po merremi shumë fort me organizimin e PS për garën e ardhme elektorale. Nesër do të kemi një takim të kryeministrit së bashku me kryetarët e bashkive, për të analizuar secilin nga këta kryetarë”, u shpreh Blendi Klosi.

Më shumë




spot_img








spot_img