Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

PS refuzoi komisionin hetimor për çështjen “Becchetti”, Bardhi: PD nuk do të heshtë, dokumenti ku u bazuam s’është konfidencial

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti socialist Taulant Balla tha në seancën e sotme plenare se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim më ligjin.

Ai u shpreh se PD-ja po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.  

Pyetjet që shtrohen këtu janë:

1“Si dhe kush ia ka vendosur në dispozicion PD-së vendimin në fjalë, duke qenë se ai është konfidencial dhe pjesë të tij citohen në kërkesën për ngritjen e komiisonit hetimor, duke respektuar edhe presjen?!

2. A mundet një subjekt politik, i cili funksionin mbi bazë të Kushtetutës dhe të ligjit, të shkelë parimin e konfidencialitetit dhe të vendoset në funksion të interesave të dyshimta që u shërbejnë palëve të interesuara në këto procese?!
 

3. A është në konflikt interesi, apo duke lobuar PD në funksion të interesave private dhe në kurriz dhe kundër interesave thelbësorë të RSh?!
 
Pa pasur synimin të ngre asnjë akuzë, mendojmë që në kushtet e një kërkese naive, PD po shkel rëndë parimet e së drejtës ndërkombëtare. Por, që të jemi realistë dhe jo naivë, duke patur parasysh pasionin e zjarrtë të lidershipit të PD për t’u përfshirë dhe përthithur nga interesa financiare private, mendojmë se jemi para një situate, ku një subjekt politik po shfrytëzohet për t’i shërbyer përfitimeve të paligjshme, në kurriz dhe dëm të interesave të RSH. Në të dy rastet, ky investim i PD u shërben interesave të palëve të tjera të interesuaram, por në asnjë rast interesave të vendit”,
u shpreh  Balla. 

Ndërsa sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, refuzimi për ngritjen e Komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Bardhi tha se dokumenti ku është bazuar PD-ja në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor nuk është konfidencial, siç pretendon PS-ja. 

Sot është një nga ato raste flagrante ku Edi Rama ka vendosur të grisë ligjin për komisionet hetimore për të mos lejuar opozitën që të faktojë zyrtarisht korrupsionin e Edi Ranës,. Ai qëndron në krye të skemës për t’ju marrë ju 120 milion euro. kjo është një seancë ku Edi Rama duke grisur ligjin merr peng qytetarët. Çdo shqiptar e mban mund për betimin e kryeministrit për sjelljen e re të maxhorancës në Kuvend. Askush nuk kishte dyshimin më të vogël se ato do të ndodhnin. Ky fatkeqësisht nuk është rasti i Shqipërisë, nuk kemi as maxhorancë legjitime, as kryeministër legjitim. E keni vazhduar duken  na hequr të drejtën e fjalës.

Po e kulmoni me këtë seancë me tentativën për të na mohuar një të drejtë që na njeh kushtetuta. Ajo që po bëni sot është që po pengoni për pak kohë ngritjen e këtij komisioni deri sa të shprehet gjykata kushtetuese. Kërkoni ta mbani në errësirë dhe me këtë akt ju vetë denoncoheni. Ju vendosni fatin e Edi Ramës përpara fatit të fëmijëve tuaj. E di që jo të gjithë ju ndani të njëjtin moral të pisët me Edi Ramën. E di që socialistët e ndershëm nuk duan t’ju shohin kokë ulur. Sot jemi më të vendosur se kurrë për t’u përballur me të keqen. E bëjmë edhe për ju që heshtni. Argumentat që dëgjova këtu janë mjerave sepse janë pretekst. Ku bazoheni ju që  mohoni të drejtën e opozitës për një komision hetimor, tek një shkresë e avokatit të shtetit. Avokati i shtetit është në konflikt interesi sepse do të jetë objekt hetimor. Avokatura ka gënjyer me dashje. Procesi në arbitrash nuk ka përfunduar thotë. Kjo është gënjeshtër, procesi ka përgunduar. E vërteta do të dalë,” tha Gazment Bardhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img