Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

PS pranon dekretin e Metës për Teatrin, voton ndryshimet në ligj, Alibeaj: Ligji ‘Fusha’ ka rënë, po anashkaloni Kushtetutën

spot_img

Lajme të ngjashëm

39884a001853e0152988b1137a03323c

Debate të ashpra në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku është diskutuar dekreti i presidentit Ilir Meta shqyrtimin e ligjit për Teatrit Kombëtar.

Mazhoranca ka pranuar dekretin e presidentit duke bërë disa ndyrshime në ligj, ku kryesorja është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar me garë të hapur, çka u kërkua edhe nga Komisioni Europian.

Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se votimi i dekretit të presidentit sjell rrëzimin e ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar. Sipas Alibeajt e vetmja mënyrë që i mbetej mazhoranca do të ishte hartimi i një ligji të ri. Por kjo , sipas Alibeajt nuk e garanton “qeverinë e kapur nga Fusha”, që presidenti nuk do ta rrëzojë sërish.

Partia Socialiste ka votuar një draft të ri që parashikon ndërtimin e Teatrit Kombëtar me garë të hapur.

Ndryshimet në ligjin për Teatrin parashikojnë edhe ngritjen e një komisioni që do të bëjë thirrje të hapur për palët e interesuara të marrin pjesë në garë.

Ky Komision do të negociojë edhe kontratën me palën fituese.

Deklarata e Alibeajt:

Që ju u ka kap Fusha u ka fut në thes, kjo nuk do kallauz. Sa për respektimin e rregullores, mirë është të mos i drejtohesh kolegëve me terma që iu drejtove. E para për procedurë, që ta kuptoni ju që doni ta kuptoni. Sapo votuat pranimin e dekretit të Presidentit. Nga ky moment që votuat pranimin e dekretit, ka bërë plot 20 faqe zotria që rrëzon ligjin tuaj. Ua ka thënë të gjitha këtu.

Nga ky moment, procedura e këtij parlamenti thotë vetëm një gjë, ligji që e votuat në korrik ka rënë. Filtri i parë dhe i vetëm është dekreti i presidentit. Vetoja e presidentit.

Juve doni të bëni një gjë që anashkalon një pjesë tjetër të kushtetutës. E pranoni dekretin, por ky zotëria këtu kërkon të fusë ca amendamente, për kë? Për ligjin që ka rënë?

E vetmja mënyrë është të filloni një procedurë të re ligjore. Por ka një gjë këtu. Nëse do bëni procedurë të re, nuk e pengoni dot presidentin ta refuzojë sërish.

Sot ju mund të përfitoni nga fakti që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, i vutë minat gjykatës dhe do ti vini minat Teatrit mëse do t’ju lejonë. Kjo është përgjigja që i jepni ju Komisionit Europian?

Po bëni ca amendamente në ajër të një ligji që nuk ekziston. Po demostroni edhe një herë sesi krimi ju ka kapur. Jeni të gjithë të kapur e të lidhur me kirimin.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img