Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“PS nuk mund të strehojë ekzekutorët e gjakderdhjes së vendit”, Bushati: Kanë vjedhur për PD e LSI, sot i ofrohen PS-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në rrjetet sociale, ka treguar disa nga shqetësimet e tij, të cilat tha se i ka shprehur edhe në forumet e Partisë Socialiste.

Bushati, i cili u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga PS, tha se kjo forcë politike duhet të ketë në përbërjen e saj njerëz me integritet moral e profesional, dhe të mos bëhet strehë e “ekzekutorëve të gjakderdhjes së vendit”.

Sipas Bushatit, këta ekzekutorë janë persona të cilët në të shkuarën kanë vjedhur vota për PD-në, LSI-në, dhe sot i ofrohen Partisë Socialiste.

Pjesë nga deklarata e Bushatit:

Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një Partinë Socialiste, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu. Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku. Tre janë elementet: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS.

Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në Partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes ekonomike së këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë

Në rast se PS ka kritikuar Sali Berishën dhe Jozefina Topallin, kur nxirrnin mësues dhe nxënës në fushatë, edhe ne sot nuk mund të pranojmë standardin që në orën 12:00 të nxirren nxënësit në fushatë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img