Hapësire reklamuese

Politikë

PS nis fushatën elektorale, por çfarë do të vendosë Komiteti? Masat për grumbullimet përfundojnë nesër

Shkruar nga Newsbomb
PS nis fushatën elektorale, por çfarë do të vendosë

Partia Socialiste do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas informacioneve për mediat, PS do ta nisë fushatën e saj nga "Sheshi Skënderbej".

Fushata do të nisë në orën 18:00, me një miting në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Më pas do të vijojë në të gjithë vendin, deri përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Kujtojmë se ditën e nesërme ka për të dalë në një konferencë për mediat edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve për të caktuar masat e reja.

Nuk dihet akoma nëse Komiteti do të vendosë lejimin e grumbullimeve, e në këtë mënyrë Rama mund ta hapë fushatën mes njerëzve.

Në rast se nuk do të lejohen akoma grumbullimet dhe masat nuk do të ndryshojnë, pritet që fushata e PS-së të nisë online, ose me pak njerëz duke ruajtur distancën sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu