Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS në garë për një mandat të tretë qeverisës, Petro Koçi vlerëson rolin e Tahirit në Kombinat: Mirënjohje

Shkruar nga Newsbomb
Ne fushaten e 2017-es, Tahiri ne Kombinat

Teksa PS ka nisur garën për një mandat të tretë qeverisës, në njësinë 6 të Tiranës, Kombinat, kryetar i ri i Këshillit Socialist, është vendosur zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Mirëpo, para se t’i futet punës, Petro Koçi ka vlerësuar punën e paraardhësve të vet në këtë zonë ku roli kyç i ka takuar gjithnjë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka patur edhe pozicionin e kryetarit të PS-së për Tiranën.

Kombinati, edhe sot, njihet si ‘hambari i votave’ të Tahirit i cili në deklaratën e fundit për mediet u shpreh se nuk ka ikur asnjëherë nga politika, edhe pse dorëzoi mandatin për t’i hapur rrugë drejtësisë.

“Mandati i tretë kërkon prej nesh energji të re, optimizëm individual dhe kokektiv të bazuar në realizimet e deritanishme dhe projektet e qeverisjes për të ardhmen.

Rindertimi ne Kombinat nuk do jetë vetëm një proces që pajis falas me apartamente të rinj 2200 familje por një investim që integrohet ne projektin e ndertimit të Kombinatit te Ri modern si një nga projektet me vizionare qe garanton qeveria dhe bashkia.

Mirenjohje për cdo drejtues të PS Kombinat ndër vite, në rolin e Kryetarit, deputetit, apo përfaqesuesit në pushtetin bashkiak”, shkruan Petro Koçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese