Teksa Partia Socialiste ka avantazh në këto zgjedhje parlamentare, ka një reagim edhe nga reperi Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se socialistët po gëzohen para kohë.
“Mos u gezoni shum se do Merziteni Aq shum sa zdo dini nga do Shkoni ! Dardha e ka bishtin mbrapa Merreni me sportivitet” shkruan ai në postimin e tij.
Stresi njihet si një simpatizant i PD. Kujtojmë që ai është në kërkim nga policia, pasi akuzohet si organizator i protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.
