Hapësire reklamuese

Politikë

PS “ndez motorrët”, deri më 15 mars zgjedh drejtuesit e degëve, data e Kongresit

Shkruar nga Newsbomb
PS “ndez motorrët”, deri më 15 mars zgjedh drejtuesit e

Partia Socialiste mblodhi më 11 shkurt Asamblenë e Partisë. Mbledhja nisi rreth orës 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës dhe të pranishëm ishin rreth 400 anëtarë të asamblesë, vetë kryeministri Edi Rama, ministrat dhe deputetët socialistë.

Në fokus të mbledhjes me dyer të mbyllura ishin jo vetëm zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm, por edhe riorganizimi i strukturave të partisë.

Së fundmi, burime për mediat bëjnë me dije se duke filluar nga data 15 shkurt deri më 15 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme brenda partisë  për drejtuesit e degëve.  Deri më 15 mars duhet të jenë zgjedhur drejtuesit e degëve si dhe delegatët për Kongresin i cili pritet të mbahet më 12 qershor, ditë që përkon me 33 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Lexo edhe: Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi, e nevojshme hapja e partisë

Theksojmë se riorganizimi i Partisë Socialiste ka nisur që në korrik të 2023-shit, me shkarkimin e sekretariatit të Partisë, lëvizje e cila spostoi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm për t’ia besuar detyrën Blendi Klosit.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS, Edi Rama foli për mediat ku dha më tepër detaje lidhur me këtë mbledhje të mbajtur. Ai bëri me dije se pati kritika edhe për punën e tij, e jo më për punën e të tjerëve.

Ka qenë mbledhje pune dhe në mbledhje pune ka ballafaqime me fakte. Ka pasur një qasje vetëkritike duke nisur nga unë. Mos i besoni shumë për gjërat që rrjedhin se duhet burim. Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor. Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Më 16 mblidhemi në Durrës për të parë ecurinë.

Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi”, tha kryeministri Rama.

Lexo edhe: Akuzat e Ahmetajt, Rama: Nuk komentoj dikë që ka punë me drejtësinë

Lexo edhe: Asambleja e PS vë në “sitë” drejtuesit e degëve, Rama i kërkon Veliajt emrat e më të dobtëve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese