PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla "u tërheq veshin" kryetarëve të bashkive dhe tregon koalicionin e PS në 2019

Publikuar tek: politike, më 14:11 06-01-2018 PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht dhe Kryetari i Grupit Parlamentarë të PS,  Taulant Balla deklaroi se në pranverë do të nisin anketimet për vlerësimin e performancës për të gjithë kyebashkiakët e majtë si dhe për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë.

Balla tha gjithashtu se në zgjedhjet lokale të 2019 PS do të jetë në koalicion vetëm me qytetarët.

“Në Agjendën Vjetore Politike ne kemi përcaktuar fillimin në pranverë të anketimeve për vlerësimin e përformancës së përfaqësuesve tanë në krye të bashkive, por edhe në këshillat bashkiakë.

Për askënd nuk do të ketë mbështetje dhe “kreditim’ të mbështetjes politike të Partisë Socialiste në rast se aleati ynë i vetëm “qytetarët”, nuk do të japin dakordësinë për kandidaturat.

Të jemi të gjithë të qartë se në Zgjedhjet Lokale të vitit 2019, ne kemi vetëm një koalicionin, Aleancën me Qytetarët, përballë kemi një aleancë politikanësh që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë. 

Ne do të jemi me njerëzit e zakonshëm, përballë do të kemi ata që e duan politikën si armë për të ruajtur privilegjet e tyre, jo për të luftuar për njerëzit, të cilëve u kanë marrë votën.

Opozitën e duan çadër për t’u mbrojtur nga drejtësia, duke hedhur pa pushim, baltë në veshët e shqiptarëve dhe tym në sytë e tyre.”- tha Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U akuzua se pengoi Reformën në Drejtësi, LSI i kthehet Ramës: Ligji u miratua me votat tona
“Çunin tim e kapi fshesa e Monikës”, Rama i përgjigjet qytetares: Çuni 34 vjeç të mos presë as nga mami as... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012360095977783
array(1) { ["section"]=> string(124) "ps-ndez-motoret-per-zgjedhjet-lokale-balla-u-terheq-veshin-kryetareve-te-bashkive-dhe-tregon-koalicionin-e-ps-ne-2019-105652" }