Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
6.2kmh
0 %
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

PS “ndez motorët” për zgjedhjet e 6 Marsit, Rama delegon ministren Olta Xhaçka në Shkodër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka është zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit, në Bashkinë e Shkodrës.

Xhaçka së bashku me drejtuesen politike të qarkut, ministren e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali do të jenë në krye të punës për zgjedhjet e pjesshme, me qëllim marrjen e kësja bashkie, e cila aktulisht drejtohet nga Voltana Ademi.

Burime për mediet bëjnë me doje se gjatë fundjaëës ministrja ka qenë në qytetin e Shkodrës ku është takuar me strukturat e kësaj force politike për të disktuar në lidhje me procesin zgjedhor.  

“E dimë që koha është e shkurtër dhe nuk na favorizon, por duhet të jemi në terren të gjithë për të dhënë maksimumin tonë. Të dalim derë me derë, kjo është fushata jonë, të prezantojmë vizionin tonë për drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Duhet të shfrytëzojmë situatën që po kalon kundërshtari ynë politik dhe çdo gjë tjetër që është në favorin tonë për t’i fituar këto zgjedhje”, – mësohet të ketë thënë Xhaçka gjatë takimit me  strukturat drejtuese të PS Shkodër.

Zgjedhjet e pjesshmë do të mbahen më 6 Mars në 6 bashkitë të vendit:

1.Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img