Hapësire reklamuese

Politikë

PS "ndez motorët" për zgjedhjet e 14 Majit, Edi Rama mbledh kryesinë

Shkruar nga Newsbomb
PS "ndez motorët" për zgjedhjet e 14 Majit, Edi Rama mbledh

Partia Socialiste ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka mbledhur kryesinë e partisë pranë ambienteve të selisë.

Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm.

Deri më tani nga ana e PS i vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

Ndërsa, më herët ka qenë vetë Rama i cili bëri me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të kandidojë sërish për kryqytetin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.