Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS miraton mes tensioneve rregulloren e re të Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu si kur se është kthyer në traditë, edhe seanca e sotme plenare u zhvillua mes tensioneve, tymuesve dhe zhurmës.

Seanca e sotme zgjati rreth 9 minuta. Tensione pati gjithashtu edhe jashtë Kuvendit, pasi Garda nuk lejoi deputetët e përjashtuar të hynin në Parlament.

LEXO EDHE: Garda s’lejon deputetët e përjashtuar të futen në Kuvend, thyejnë xhamat

Sigurisht këta të fundit tentuan disa herë të hynin në Kuvend, por nuk ia dolën pavarësisht përplasjeve me Gardën.

Ndërkohë deputetët e opozitës që nuk ishin të përjashtuar hynë në Kuvend.

Ata u kujdesën sërish që të pajisen me tymues. Mes tymuesve dhe të zhurmës, Nikolla paraqiti projekt ligjet, të  cilat u votuan vetëm me votat e mazhorancës.

Rregullorja e re u miratua pa diskutim, me 74 vota pro. Rregullorja  e re  përjashton me 2 muaj deputetët që shkaktojnë kaos në Kuvend duke penguar zhvillimin normal të seancës.

Sipas rregullores së re deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime/sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

LEXO EDHE: Opozita “lufton” për të hyrë në Kuvend, Dash Sula i hipën në qafë gardistit (VIDEO)

Opozita ka paralajmëruar se do ta mbajë këtë qëndrim për sa kohë mazhoranca nuk respekton të drejtat e opozitës dhe nuk pranon ngritjen e tetë Komisoneve Hetimore.

Lexo edhe: “Kushtetuesja” kalon për shqyrtim marrëveshjen me Italinë, pezullohet ratifikimi

Në seancën e sotme plenare do të diskutohej edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, të cilën Gjykata Kushtetuese e kaloi dje për shqyrtim pas kërkesës së paraqitur nga opozita.

Për rrjedhojë marrëveshja për emigrantët nuk  kaloi sot në Parlament, sepse kur një çështje kalon për shqyrtim pezullohet automatikisht ratifikimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryegjyqtarja Holta Zaçaj firmosi dje dokumentin ku Kushtetuesja pezullon dhe ndalon ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, e cila ishte planifikuar të bëhej në seancën sot 14 Dhjetor.

Ishte grupi opozitar i Berishës dhe Bardhit, i përbërë nga 30 deputetë që kanë dorëzuar më 6 Dhjetor padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke e cilësuar si anti-kushtetuese. Sipas tyre marrëveshja ka probleme serioze rreth të drejtave të njeriut.

“Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh.”

“Kjo kërkesë është paraqitur para ratifikimit të këtij Protokolli, bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës. Grupi i deputetëve ka ngritur pretendime se nuk është respektuar procedura e negocimit dhe e nënshkrimit, pasi Protokolli i bashkëpunimit bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnë autorizimin e Presidentit, pasi prek çështje të territorit dhe të të drejtave themelore, sipas nenit 121, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, te Kushtetutës.

Po ashtu, ata kanë paraqitur edhe tre kërkesa të njëjta për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin, mbi shkakun se shqyrtimi dhe votimi i Protokollit ishte planifikuar nga Kuvendi për seancën plenare të datës 14 dhjetor 2023. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtareve. – thuhet në njoftim.

Vendimi i Gjykates Kushtetuese per shqyrtimin e marreveshjes me Italine Vendimi i Gjykates Kushtetuese per shqyrtimin e marreveshjes me Italine

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese