Hapësire reklamuese

Politikë

PS kërkon ta shkarkojë, Shezai Rrokaj: Meta s’duhet ta shpërndajë parlamentin

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj në një intervistë në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se Meta është një personalitet që gjithmonë vë interesat e vendit para LSI.

“Indiciet që mund t’i ketë pasur si president, për trazira gjatë zhvillimit të protestës së 8 qershorit nga opozita, mund ta kenë shtyrë të jetë mbi çdo interes e të vendosë Shqipërinë në interes kryesor”, tha profesor Shezai Rrokaj.

I pyetur nëse presidenti mund të shpërndajë parlamentin pas rezolutës së parlamentit për shkarkimin e tij, Rrokaj tha se PS po e përdor kuvendin për të arritur synimet e veta.

“Unë mendoj se Meta s’duhet ta bëjë këtë. Shpërndarja e parlamentit është një mënyrë që e kërkon Rama, sepse atij do i shërbente.

LAJMI NË: http://www.intv.al/kafein-ps-kerkon-ta-shkarkoje-shezai-rrokaj-meta-s-duhet-ta-shperndaje-parlamentin-video-96165?fbclid=IwAR1ubyRGeuSyglESfQ9NwY_78nwN4_sJMvjJHtxjVQxNnFzWx3oVq7JHDs8

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.