Partia Socialiste ka dorëzuar këtë të mërkurë një kallëzim të dytë penal në SPAK, për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vdekur katër protestues. Ky vendim vjen pas kallëzimit të bërë të hënën nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas zbardhjes së një audiopërgjimi për urdhrat e Gardës atë ditë.
“SPAK duhet të zbulojë pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të operacionit të Gardës në 21 Janar kur NUK e kanë për detyrë ligjore për të bërë një gjë të tillë!? SPAK duhet të zbulojë se kush ishte autoritet i lartë nga i cili Ndrea Prendi priste dhe mori urdhra!? SPAK duhet të zbulojë kush dhe pse ja nxiu syrin Komandantit të Gardës!?
Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është pushtet gjyqësor! Provat e reja janë të mjaftueshme! Të dyshuarit kanë emra dhe mbiemra konkretë! Organet e drejtësisë nuk mund të flenë më mbi këtë dosje gjaku. Duhet vepruar tani, çdo ditë e humbur është vonë”, u shpreh ndër të tjera Damian Gjiknuri, Sekretar i Përgjithshëm i PS.
KALLËZIM PENAL, PS, per 21 janar 2011 by Newsbomb Albania on Scribd
Më poshtë, disa momente të zbardhura nga audio-përgjimi i Gardës, më 21 Janar 2011:
KOMUNIKIMI I PARË
Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.
KOMUNIKIMI I DYTË
Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.
KOMUNIKIMI I TRETË
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)
Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.
I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio
KOMUNIKIMI I KATËRT
Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
KOMUNIKIMI I PESTË
Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3”.