Hapësire reklamuese

Politikë

PS i bëri ftesë në Kongres, vjen përgjigjia e Fatos Nanos

Shkruar nga Newsbomb
Fatos Nano, ish-kryeministër

Ish-kryeministri Fatos Nano ka pranuar ftesën e Partisë Socialiste për në Kongresin e 23 marsit. Lajmin e ka konfirmuar Alfred Peza, sekretar për mediat në Kryeministri, i cili ishte i ftuar sot në emisionin "Dita Jonë" në në A2CNN.

Peza dha detaje për Kongresin që do të mbahet të shtunën, ndërsa tha se Nano e ka pranuar ftesën. Po ashtu, Peza është shprehur se PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD.

“PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”.

Më tej Peza ka shtuar se vendi nuk është në krizë politike, por sipas tij, por opozita po përpiqet të injektojë krizën e lidershipit të saj në sistem nëpërmjet daljes nga sistemi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.