Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PS fiton në njësinë 1 në Tiranë, Veliaj: Duhet të jemi të përulur, ky mandat është për t’i bashkuar njerëzit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kandidati për deputet, Alqi Bllako kanë falenderuar mbështetësit e Partisë Socialiste dhe të gjithë qytetarët që votuan këtë parti.

Veliaj gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje të madhe për të gjithë mbështetësit e PS-së të cilët për 72 orë nuk janë ndalur.

Gjithashtu një falenderim i veçantë nga kryebashkiaku ka shkuar dhe për të gjithë komisionerët, numëruesit, patronazhistët të cilët kanë bërë punën e tyre më së miri, teksa shtoi se qeveria duhet të jetë e përulur në këtë fitore dhe se mandati i tretë, është një mandat për t’i bashkuar njerëzit.

“Ka qenë një natë e gjatë, 72 orë, por ja ka vlejtur, sepse ne kemi fituar në njësinë nr.1 me mbi 52.4% të votave. Ka qenë një fushatë fantastike. Dua tju them mirënjohje dhe një falenderim të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar. Pas 72 orësh zgjuar shpresoj do të çlodheni pak dhe të takoheni me ata të shpisë. Dhe e treta që është më e rëndësishmja është koha që të rikthehemi më fuqishëm punëve në njësinë nr 1. Ne fituam sepse jemi shumica, pro na duhet të jemi të përulur në këtë fitore,  është një mandat shumë i fortë për t’i bashkuar njerëzit dhe për të bërë shumë punë”,tha Veliaj.

Ndërsa Bllako tha se tani nuk është koha për pushim dhe të gjithë këtë besim që qytetarët I kanë dhënë Partisë Socialiste do ja kthejnë me punë.

“Ju jam mirënjohës të gjithë banorëve që morën pjesë masisivisht në zgjehdjet dhe po masivisht votuan partinë socialiste. Padiskutim që një falenderim zemre  jeni ekipi më mi mirë që ps ka në të gjithë qarkun e tiranës. Ne nuk kemi kohë për pushim dhe të gjithë këtë besim që kemi marrë do tak thejmë mbrapsht me punë, punë, punë.”, tha Bllako.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img