Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

PS fitoi me mbi 7.000 vota në Mat, sa kanë shpenzuar socialistët “për të blerë votuesit”?! Kreshnik Çollaku i PD thotë se janë hedhur 3 milion euro (SHIFRA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Në Mat janë harxhuar tre milionë euro për të blerë vota.” Kështu u shpreh dje Kreshnik Çollaku, kandidat fitues nga lista e PD në Qarkun e Dibrës, duke bërë një denoncim të fortë sipas të cilit pretendonte se dhe babain e tij e kishin kërcënuar të votonte PS.

“Më dridhej babai në sy. E kishin bërë të betohej për kokë të fëmijëve. Më thoshte Kreshnik nuk kam çfarë të bëj. I thashë mos e prish benë për fëmijën tënd, mua më mjafton zemra jote. Nuk është rasti i vetëm. Mjekë me bluza të bardha detyroheshin të betoheshin për familjet e tyre që do t’i votonin”, tha Çollaku.

Por a qëndron akuza e të zgjedhurit të Partisë Demokratike në Mat?

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka fituar vetëm në territorin e Bashkisë së Matit 7.158 vota, ndaj 6.157 votave që ka marrë PD. Nëse sipas Çollakut janë shpenzuar vërtet 3 milion euro për të blerë këto vota, nga përllogaritja e Newsbomb.al, del se një qytetar matjan ka marrë 419 euro për 1 votë.

Pra, nëse janë hedhur 3 milion euro për të blerë 7.158 votat që ka marrë Partia Socialiste atje, del që një votues i majtë ka marrë 419.11 euro për një votë. Mbetet që organet përgjegjëse të bëjnë hetimet e nevojshme për këtë denoncim të Kreshnik Çollakut, në një kohë kur edhe vet ai thotë se i kanë kërcënuar babain që të votonte PS.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img