Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste foli ndër të tjera për rolin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si “brumin” e politikës shqiptare.
Rama tha se ka ardhur koha kjo forcë politike bëhet katalizatore e bashkimit rreth vlerave.
Më tej Rama u ndal tek arrestimet e zyrtarëve dhe politikanëv, duke përsëritur sërish se përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale dhe jo kolektive.
Rama: Forca jonë sot duhet të kthehet në vendime konkrete për respekt të opinionit të njerëzve. Kjo familje politke nuk është si familjet e tjera politke. PS nuk është pari si të tjerat, PS është shqiptari, është brumi pa të cilin politika shqiptare nuk prodhon asnjë gramë bukë. Po PD unë e përfytyroj. Njerëzit duan siguri për paratë që i kanë mbledhur nën dyshek, nga punët e zeza. Ne do t’ua japim këtë siguri, ne nuk mund të bëjm amnisti për kriminelët dhe zyrtarët. Paratë e krimit dhe korrupsionit nuk aminsitohen. Duhet të themi një gjë të thjeshtë, këtë gjë ne do ta bëjmë se është gjëja që u intereson shqiptarëve.
Shqipëria nuk e bërë kurrë formalizimin e parasë që kur ka dalë nga shpella e komunizmit. Kjo nuk është as siguri e dobishme. Këtë e kanë thënë opinionet e qytetarëve në këshillimin kombëtar. Kjo është politikë familjare kombëtare, Nënave me tre fëmijë u jep mbështetje, ndotësve të ligjit u jep ndëshkimin, kjo është koha që PS të bëhet katalizatore e bashkimit rreth vlerave. Kjo është koha që PS të bëhet flamuri dhe një bashkim vëllazërimi dhe e mbështetjes reciproke kombëtare. Nëse jo PS kush do të bënte tjetër reformën në drejtësi.
Më thoni kur ka pasur Shqipëria drejtësi në historinë e saj, kur drejtësia të çonte pas hekurave politikanë të lidhur me pushtetin? Më thonë a je ti përgjegjës pse e zgjodhe këtë apo atë? Përgjegjësia për shkeljen e ligjit është individuale dhe jo kolektive. Nuk mban përgjegjësi PS kur një pjestar i familjes humbet pinin. Ata mbajnë përgjegjësi për rolin që ruajnë në forcimin e rendit ligjor, këtë përgjegjësi e mban PS. Pak vite më parë kryeministri merrte peng prokurorinë dhe policia nuk ekzekutonte fletë-arrestet. Në këtë vend para pak vitesh tatimet drejtoheshin nga shtëpia, nga një i dënuar. Fakti që ne nuk bëjmë si ata është fleta jonë e lavdërimit. Këtu është ndryshimi, ata janë një parti, ne jemi frymë. Atyre iu falet sepse janë të vegjël, mediokër, të paaftë dhe nuk kanë asgjë në dorë. Ne nuk na falet sepse ne jemi të mëdhenj.