Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

PS e Vlorës merret në dorëzim nga Ahmetaj që nuk shmang debatin për kryebashkiakun Leli: E ka thënë kryeministri s’do ketë surpriza, nuk ndryshojmë qëndrim (E plotë në brendësi)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri Arben Ahmetaj dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Damian Gjiknuri kanë zhvilluar sot në Vlorë një takim me strukturat e partisë në këtë qark.

Gjiknuri tha pas takimit se qëllimi kryesor është riorganizimi, ndërsa Ahmetaj shtoi se nga sot ka nisur puna për mandatin e katërt të Partisë Socialiste.

Ahmetaj, i cili tashmë do të mbajë postin e drejtuesit politik të PS-së në Vlorë, nuk i bëri bisht pyetjes për përplasjet mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryesocialistit Edi Rama. Megjithatë ai shtoi se “nuk do të ketë surpriza”.

Gjiknuri: Sot patëm rastin të mbledhim gjithë strukturat e PS Vlorë, dhe natyrshëm unë si sekretar i përgjithshëm për të dhënë porosi për riorganizimin. Vlora është qyteti i ndryshimeve, do të bëj maksimumin j vetëm në pozicionin e të deleguarit. Mua më lidhin shumë gjëra me qarkun Vlorë. Do të shpreh interes për mbarëvajtjen, më vjen mirë që është kolegu im Arben Ahmetaj, një kolegu im i vjetër”, u shpreh Gjiknuri.

Ahmetaj: Në PS nuk zëvendëson askush askënd, por kolegët marrin përgjegjësi të ndryshme. Unë kam lëvizur nga Gjirokastra, Korça në Tiranë, sot vij në Vlorë, është privilegj. Damiani dhe i gjithë stafi këtu kanë bërë një punë të shkëlqyer. Është përgjegjësi dhe linja ime politike është Vazhdimësi për Vlorën, ke kemi filluar punë për mandatin e katërt.

PS nuk ka konflikte, ka debate. Konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë. Politika jonë, politika e PD, e kryeministrit nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kemi rrugë për të bërë së bashku. Por ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë në vazhdimësinë e politikës që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i deritanishëm i qarkut, Damiani.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img