Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
29 °
Enj
25 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

“PS e ka në ADN barazinë gjinore”, Balla-opozitës: Shpresoj që t’u vijnë mendtë dhe ta votoni marrëveshjen, pa një grua e burrë s’bëhet…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS,Taulant Balla, bëri thirrje që të votohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore.

Ai tha në seancën e sotme plenare se Partia Socialiste e ka në ADN promovimin e barazisë gjinore. Balla nuk kurseu as ironinë për opozitën, duke thënë që të marrin disa modele nga socialistët.

“Këto janë lokomotiva kryesore. Agjencia Franceze për zhvillim është certifikatë. PS promovimin e barazisë gjinore e ka ADN të vetën, Ne po e zgjerojmë këtë, merrni model nga ne. Ne do ta votojmë marrëveshjen për  këtë. Shpresoj që të reflektoni deri në orën e duhur. Ishalla po u vijnë mendtë për ta votuar këtë marrëveshje. Pa një burrë dhe pa një grua nuk bëhet shtëpia. E tillë është familja. Se ça punë ka sterilizimi me marrëveshjen me Francën?!”, u shpreh Balla.

Më tej deputeti u ndal dhe tek aplikimi i qeverisë së Kosovës për për anëëtarësim në Këshillin e Europës, duke e përgëzuar dhe duke shtuar se Shqipëria mbështet të gjitha anëtrësimet e vendit fqinj.

“Gjej rastin të përshëndes aplikimin e qeverisë së Kosovës për anëëtarësim në Këshillin e Europës dhe ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë. Urime Kosovë e dashur! Është koha e duhur që të mos ta vonojnë dhe Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Europës, lë të jetë ky hapi që na çon në Asamblenë e OKB. Shqipëria, siç e tha Rama, mbështet të gjitha anëtarësimet e Kosovës. Meqënëse një njeri që merret me djallëzira tha se ne nuk e dënojmë genocidin serb, por ne e dënojmë genocidin serb në Kosovë dhe Srebrenicë. Për këtë do të kemi një seancë të posacme në 11 korrik, me një dokument që të përmbajë të gjithë ndëshkimin dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë dhe delegacionet e veta në të gjitha Asambletë për t’i qëndruar strikt qëndrimit se Shqipëria dënon çdo lloj forme genocidi, sepse ne jemi në krahun e duhur të historisë, ata që vijnë nga bota e përtejme nuk i hyjnë në punë askujt”, tha deputeti Balla.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img