Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS e hapur për bashkëpunim me opozitën, Spiropali: S'na pengojnë të ecim përpara

Shkruar nga Newsbomb
PS e hapur për bashkëpunim me opozitën, Spiropali: S'na

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka pritur në zyrë kryetaren në detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Clarrise Pasztory. Nëpërmjet një reagimi zyrtar ministrja Spiropali ka theksuar se shumica e Parlamentit mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Ndër të tjera ministrja tha se janë të gatshëm që të shqyrtojnë propozimet dhe janë të hapur për të bashkëpunuar me deputetët e opozitës, duke shpresuar se këta të fundit ta kuptojnë se aktet e pahijshme dhe bastisja nuk pengojnë ecurinë përpara.

“Takim me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, znj. Clarisse Pasztory. Shumica jonë parlamentare mirëpret rifillimin dhe përshpejtimin e punës përmbajtësore për reformën zgjedhore, me kontribut nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

Kemi kohë që jemi të gatshëm për shqyrtimin e çdo propozimi përmbajtësor e bashkëpunimi të hapur me deputetet e opozitës, të cilët uroj të kuptojnë më shpejt se vonë, se aktet e pahijshme dhe braktisja e detyrës nuk i pengojnë akrepat e orës të ecin vetëm përpara”, shkruan ministrja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese