Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

PS e do jashtë Kuvendit, Meta: Në 1 shtator PADIS Autoritetin e Dosjeve, do jem 25 vite në politikë

Lajme të ngjashëm

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se do të padisë në 1 shtator Autoritetin e Informimit të Dosjeve (AIDSSH ),për manipulim të dosjeve dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Teksa u pyet lidhur me nismën e depozituar në Kuvend nga deputeti Taulant Balla, ish-presidenti tha se do të jetë në politikë për 25 vite.

Meta i mohoi sërish sot akuzat e ngritura ndaj tij për bashkëpunim me Sigurimin e shtetit, duke thënë se një dosje e tillë nuk ekziston dhe se sipas tij kjo është e gjithë falsifikim për të dëmtuar figurën e tij politike.

“Ky mision i cili duhet të vazhdojë për 25 vite. Rezultatet e tij do të jenë shumë të shpejta. Lidhur me ëndërrën e fundit të ish sigurimit të shtetit duhet t’u them se në 1 shtator do të padis  autoritetin e manipulimit  të dosjeve për falsifikime të qëllimshme të dosjeve, por edhe për qëllime shantazhi. Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore.Juristët e mi po punojnë për këtë qëllim, unë jam njohur me dosjen e pëndjekjes së qytetarit dhe nuk ekziston asnjë dosje për personin I.M, kot lodhen”, tha Meta.

Më shumë