Hapësire reklamuese


Politikë

PS do kallëzojë në SPAK Tabakun, reagon Basha: Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë, inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi PS ka kallëzuar në SPAK kryetaren e komisionit të inceneratorëve, Jorida Tabakun.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë.

Kryedemokrati shkruan se nuk do të tërhiqen, teksa inkurajon prokurorët që të bëjnë punën e tyre.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar”shkruan Basha në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese