Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

PS disponon databazën e të dhënave të votuesve? Basha: Shteti kontrollon çdo institucion, e ka kthyer vendin në pronë private

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë me gazetaren Sonila Meço u shpreh se dalje e të dhënave të votuesve në databazën e PS-së është një skandal.

Sipas tij, shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit dhe të një grupi të ngushtë njerëzish nuk ekziston më, por është shndërruar në një pronë private dhe se qeveria sot kontrollon çdo loj institucioni.

Meço: Zoti Basha besoj jeni në dijeni të një skandali i cili u publikua nga portal Lapsi.aln në lidhje me disponimin e të dhënave të votuesve nga PS. Sot shqiptarët duhet të dinë  a është e mbrojtur vota e tyre?

Basha: Skandali tregon se shteti shqiptar nën drejtimin e kryeministrit në ikje dhe të një grupi të ngushtë njerëzish  nuk ekziston më por është shndërruar në një pronë private.  

Meço: Basha, të dhënat personale dëshmojnë se janë lehtësisht të shantazhueshëm njerëzit me vendet e tyre të punës. Atyre u dihen preferencat madje nuk janë kursyer as kreu i SHISH-it apo edhe kreu i SPAK-ut institucionit të cilit ju i drejtoheni herë pas here për atë që do të ndodhë pas 25 Prillit.

Basha: Për mua dua të ju them që kjo nuk është një habi dhe besoj që shumica e shqiptarëve e kanë ditur prej kohësh që kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë thyer çdo ligj, ligjin për privatësinë e të dhënave, kushtetutën e Shqipërisë  dhe kjo vjen kur i gjithë pushteti është në një dorë. Ky është thjesht një tjetër shembull i degradimit të shtetit shqiptar 8 vite nën drejtimin e Edi Ramës.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img