Hapësire reklamuese

Politikë

PS dhe PD hahen ‘kokë më kokë’, LSI-ja ‘gropë’, del SONDAZHI për Tiranën, ja si mund të ndahen mandatet

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme shumicën e mandateve në kryeqytet do të mund ta merrnin socialistët.

Kështu rezultoi nga sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euroneës Albania. Kompania MRB analizoi të dhënat duke parashikuar edhe se sa mandate do të mund të marrë secila parti në zgjedhje për Tiranën.

Kështu projeksioni për kryeqytetin, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën është:

PS – 49.6% (Rez. 2017: 48.2%)

PD – 39.9% (Rez. 2017: 30.8%)

LSI – 7.4% (Rez. 2017: 13.4%)

Parti tjetër – 3.1% (Rez. 2017: 7.6%)

Projeksioni përfshin analizën përmes pyetjeve specifike edhe të votuesve të papërcaktuar në sondazh. Nga ky rezultat ndarja e mandateve për kryeqytetin do të ishte:

PS – 19 mandate

PD – 15 mandate

LSI – 2 mandate

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ky projeksion e nxjerr PS-në me një diferencë më të ngushtë me PD-në – 9.7% nga 19.4%, – teksa LSI-ja dhe partitë e tjera pësojnë ulje – 7.4% nga 13.4%; 3.1% nga 7.6%.

Screenshot_29.jpg

Screenshot_30.jpg

Screenshot_31.jpg

Screenshot_32.jpg

Screenshot_33.jpg

Metodologjia

Sondazhi i tretë i Euroneës Albania pyeti në rang kombëtar 1015 persona në qarkun e Tiranës, zona urbane dhe rurale lidhur me mendimet e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Intervistat u realizuan gjatë periudhës 25 shkurt – 12 mars dhe përfshinë 48.8% meshkuj dhe 51.2% femra me të drejtë vote.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll