Hapësire reklamuese

Politikë

PS dhe PD arrijnë dakordësinë: Komisione hetimore për TIMS dhe koncesionet

Shkruar nga Newsbomb
PS dhe PD arrijnë dakordësinë: Komisione hetimore për TIMS

Pas muajsh tensionesh, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha kanë rënë dakort parimisht për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në mbledhjen e Kryetarëve e cila   zhvillua këtë të martë, socialistët e demokratët kanë rënë dakort për ngritjen e komisionit hetimor për Koncensionet në Shëndetësi si dhe për daljen e të dhënave nga sistemi “TIMS”. Burime për mediat bëjnë me dije se në Konferencë është rënë dakord që PS dhe PD të ulen për të diskutuar mbi objektin e hetimit për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se socialistët janë të gatshëm të bashkëpunojnë, duke ritheksuar se gjithmonë kanë qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore.

“Sa i takon ngritjes së komisioneve hetimore ky ka qenë një pseudo-konflikt. Kërkesa duhet bërë sipas ligjeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi qenë të qartë për përshtatjen e objekteve të komisioneve hetimore. Nëse ne rregullojmë objektet e kërkesave për komisionet hetimore siç e kërkon ligji, ne jemi të hapur për të diskutuar”, ka thënë Çuçi gjatë Konferencës së Kryetarëve këtë të martë.

Deputetët demokratë dhe socialistë, me kërkesë të kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës u ulën në një tryezë ditën e sotme, pas 5 muajve mungesë.

Në tryezën e Konferencës së Kryetarëve, përveç socialistëve, Elisa Spiropalit, Ermonela Felajt, Bledi Çuçit, Klotilda Bushkës, Mimi Kodhelit, Nasip Naços, Eduart Shalsit, të pranishëm janë e opozitarët. Mes tyre, nënkryetarët e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërsa, nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e pranishme është deputetja Flutura Açka.

Prej muajsh Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave si dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, si dhe për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.

Opozita në tetor të vitit të kaluar shpalli publikisht tre kërkesa për të lejuar normalitetin në Parlament:

  1. Lejimin e kontrollit parlamentar përmes pranimit të kërkesave të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës që nuk varet nga vullneti i shumicës parlamentare;

    2. Lejimin e Grupit Parlamentar të PD për t’u përfaqësuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, me kryetarin dhe anëtarët që përzgjidhen nga vetë opozita, duke hequr menjëherë dorë nga loja e emërimit të opozitës në Kuvend;

    3. Shqyrtimin në kohë të propozimeve ligjore të deputetëve të opozitës, që prej 2 vjetësh mbahen pezull dhe nuk futen në procedurë parlamentare.

LEXO EDHE: Nikolla ul bashkë socialistë e demokratë, nis mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese