Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS dhe opozita bëhen bashkë në Kuvend, votojnë pro ngritjes së Komisioneve Hetimore

Shkruar nga Newsbomb
PS dhe opozita bëhen bashkë në Kuvend, votojnë pro ngritjes

Pas 5 muajsh kaos, debate dhe përplasje ditën e djeshme seanca plenare u zhvillua në kushte normale, ku u diskutuan pikat e rëndit të ditës dhe më pas u kalua në votim. Seanca zgjati 12 orë, ndërsa në fund Partia Socialiste dhe opozita u bënë bashkë dhe ngritën kartonët jeshil, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Në Kuvend u votua me 95 vota pro dhe një abstenim për ngritjen e komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS u miratua me 96 vota pro 1 abstenim. Nuk ka pasur asnjë kundër ndërsa 40 deputetë të pranishëm nuk votuan.

Po ashtu në këtë seancë u votua me 71 vota dhe 23 kundër aktit normativ "Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024” . Me rishikimin që ka pësuar buxheti i shtetit qeveria ka shtuar me 7.9 miliardë lekë pritshmëritë për të ardhurat dhe me 6.7 miliardë lekë shpenzimet, ndërsa për Portin e Durrësit këtë vet është parashikuar një fond prej 98 milionë eurosh, nga 385 milionë gjithsej.

“Okey” mori edhe Projektligj” Për sigurinë kibernetike”, e cila u miratua me 74 vota pro, 22 kundër. E teksa janë miratuar projektligjet e kundërta ka ndodhur me kërkesën e Jorida Tabakut, pasi është votuar kundër për dy amendamentet për sigurinë kibernetike.

Projektligj  “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” u miratua me 72 vota Pro, 22 kundër, asnjë abstenim!.

Po ashtu projektvendim “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës””, i ndryshuar u miratua me 74 pro 18 kundër.

Po ashtu në Parlamentin që zgjati për disa orë u miratuan dhe anëtarët e 4 institucioneve. Konkretisht  Brunilda Tavani u emërua anëtare e bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

Keti Luarasi u emërua anëtare e Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e organeve të vetëqeverisjes vendore. Bardhyl Sejdarasi u emërua anëtar e Këshillit të Statistikave, ndërsa Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese