Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

PS braktisi mbledhjen, Alibeaj: Kjo është një strategji! Nuk pranuan që të vinte si dëshmitar Edi Rama

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Partisë Socialiste pas dy orësh debate mes deputetëve të opozitës janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet  25 prillit.

Si pasojë nuk është miratuar as rregullorja e komisionit, ndërkohë që data e mbledhjes së ardhshme do të mbahet ditën e mërkurë më 27 tetor në orën 11:00 paradite.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje kryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat tha se largimi i deputetëve të pozitës është veçse një strategji për të bërë të pamundur mbledhjen e komisionit.

Ai tha se kërkesa e sjellë nga përfaqësuesi i PS në këtë çështje Nasip Naço nuk është pranuar nga opozita pasi është në kundërshtim me ligjin.

“Kemi miratuar katër pikat e ditës e rradhës ishte ajo e miratimit të rregullatores. Kërkuan kohë, nuk erdhën në ditën e caktuar të mbledhjes dhe sot u mblodhën ashtu si ramë dakort, caktuam 2 përfaqësues, zoti Naço dhe Salianjin.  Nuk kishin arritur asnjë dakordësi, prandaj dhe ishte detyrim që të kalonim në votimin e rregullatores. Deri në nenin e 17 u miratuan despozitat pa asnjë votë kundër,  por befasisht u çuan dhe u larguan të gjithë anëtarët. Duket qartë që kjo është një strategji e tyre për të bërë të pamundur mbledhjen e komisionit. Dy ishin propozimet e palës tjetër të cilat nuk u ra dakort, dhe ka një arsye pse nuk u ra dakort. E para ishte drejtimi i Komisionit, propozimi tjetër ishte akoma dhe më i rëndë. Bëhet fjalë për një çështje e cila ka qenë gjithmonë debat, por tashmë është zgjidhur prej 10 vitesh, bëhet fjalë për të drejtën e çdo anëtari të komisioni hetimor për të kërkuar marrjen e provova dhe se kjo e drejtë pranohet pa votim.

Propozimi që kishte sjellë Naço ishte:  Krkesa për hetime për të marrë prova, për të thirrur kryeministrin dhe çdo titullar tjetër ti nënshtrohej votimit. Domethënë ti ndënshtrohej shumicës socialiste. Çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do të rrëzohej me forcën e kartonave e atyre që janë në akuzë:, tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img