Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

PS bojkotoi Komisionin Hetimor, reagon opozita: Nuk na pengojnë dot për të faktuar masakrën zgjedhore për 25 Prillin. Kanë frikë nga e vërteta!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar se PS ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor, i ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi ka deklaruar se bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e PS është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre.

Sipas tij kjo nuk mund të pengojë opozitën për të faktuar vjedhjen e votave më 25 prill.

Bojkoti i Komisionit Hetimor për masakrën zgjedhore të 25 Prillit nga anëtarët e Partisë Socialiste është dëshmi e qartë e papërgjegjshmërisë së tyre në raport me interesin e qytetarëve. Edhe pse kërkuan vetë që mbledhja e Komisionit të vijonte në datën 20, sot zgjodhën bojkotin. Është e qartë që ato që vodhën zgjedhjet, përdorën krimin dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota, që përdorën shtetin në zgjedhje, nuk kanë interes për të faktuar masakrën zgjedhore. Opozitën nuk e pengojnë dot në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të saj për hetimin parlamentar të masakrës zgjedhore të 25 Prillit”, shkruan Gazment Bardhi.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, përmes nënkryetarit të kësaj force, Petrit Vasili, i cili shkruan se maxhoranca ka frikë nga e vërteta dhe sipas tij zvarrit me qëllim zbardhjen e 25 prillit.

“Çfare turpi!

Rilindja bojkoton pa asnje shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor per zbardhjen e zgjedhjeve te 25 prillit!

Mbledhjen e kerkuan po vete per sot ne 20 tetor!

Pengojne dhe zvarritin me cdo mjet zbardhjen e 25 prillit.

Kane shume frike nga e verteta!”, shkruan Vasili.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img