Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Provokues Ilir Meta”, mediat greke: Presidenti mori pjesë në ekspozitën për Çamërisë, ambasada greke në protestë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre ditë më parë Presidenti Ilir Meta nën shoqërinë e Sazan Gurit i hodhi një vështrim një ekspozite me foto të organizuar nga shoqata çame në gardhin e Presidencës.

Mirëpo mediat greke si “Protothema” dhe “Himara.gr”, e quajnë “provokues” Ilir Metën, pasi sipas tyre ai bëri xhiro në ekspozite dhe se fotot ishin të pavërteta, pasi sipas tyre aty jepej pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia.

“Provokues, Ilir Meta u orientua mes hartave dhe fotove që flasin gjoja për pushtimin e territoreve shqiptare nga Greqia” thuhet në shkrimin e “Protothema”.

Thuhet se ambasada greke në Tiranë ka zhvilluar edhe një protestë në lidhje me këtë dhe kërkojnë një shpjegim të  menjëhershme nga zyra e presidentit Ilir Meta, lidhur me rastin në fjalë.

“Fotot, të cilat janë postuar në gardhin e jashtëm të pallatit presidencial shqiptar, shoqërohen me akuza ndaj vendit tonë për “gjenocidin e Çamësisë”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “territore të pushtuara shqiptare”, shkruajnë mediat greke.

Sipas himara.gr, ekspozita u organizua nga Fondacioni “Camëria Hasan Tahsini” dhe Akademia “Rrënjët Shqiptare”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img