Hapësire reklamuese

Rajoni

Provokojnë në Serbi, mediat shohin sërish luftë në Ballkan

Shkruar nga Newsbomb

Në Serbi vazhdojnë ta mbajnë mendjen te lufta në një kohë kur rajoni ynë është futur në procesin integrues për në Bashkimin Europian, ndërsa pjesa më e madhe e shteteve të Ballkanit janë anëtarë të NATO-s.

Gazeta serbe “Blic” është hapur sot me një titull provokues: “Ballkani sërish një fuçi baruti” dhe në faqje të parë ishte vendosur  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, radikali Vojisllav Sheshel, Bakir Izetbegovic, përfaqësues i presidencës boshnjake, ish komandanti boshnjak, Naser Oric dhe ish gjenerali kroat, Branimir Glavash.

Në artikull analizohen marrdhëniet mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve, marrëdhënie që sipas gazetës janë në nivelin më të ulët.

Ajo që e bën edhe më provokues këtë shkrim, janë zërat se “Blic” ka rënë kohët e fundit në duart e kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe ky mund të konsiderohet provokim i tij.

Megjithatë, situata në Ballkan nuk duket se po shkon drejt luftës, përkundrazi, rajoni po i kalon qetë situatat e rënduara me të cilat po përballet e gjithë Europa.

Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe së shpejti Mali i Zi janë anëtare të NATO-s, të gjitha këto vende të sipërpërmendura, përveç Shqipërisë dhe Malit të Zi, janë anëtare të Bashkimit Europian. Ndërkohë që Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina prej vitesh kanë nisur negociatat për anëtarësim në BE. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu