Hapësire reklamuese

Aktualitet

Provimet e maturës, nxënësit testohen sot për njohuritë e gjuhës së huaj (Si do të bëhet korrigjimi)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme maturantët do i nënshtrohen provimit të parë, që është gjuha e huaj.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë dy orë e gjysmë.

Janë rreth 36,134 maturantë që sot do të japin provimin e gjuhës së huaj.

Ndërkohë, 5 ditë më vonë maturantët do të bëjnë testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe më 17 qershor do të jetë testi i radhës.

Më 24 qershor, provimet e maturës shtetërore përfundojmë me lëndën me zgjedhje, që ndryshe nga matura e shkuar këtë vit do të jetë vetëm 1 dhe jo 2.

Risi këtë vit do të jetë edhe korrigjimi pasi pyetjet me alternativa do t`i besohen elektronikës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu