Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Provat e dhunës janë në trup”, Elia Zaharia: Jetojmë në shtëpinë që braktisi Princi

Shkruar nga Newsbomb
“Provat e dhunës janë në trup”, Elia Zaharia:

Elia Zaharia ka reaguar sërish për përplasjen e dhunshme në Oborrin Mbretëror me bashkëshortin e saj Princ Lekën, me të cilin janë në proces divorci.

Ajo për “Breaking” në “Top Channel” është shprehur se atë ditë ka parë Princ Lekën teksa i dhunonte bababin duke u shprehur se këto prova i ka prokuroria e Gjykata.

Ajo hedh poshtë pretendimet se përplasjet mes çiftit janë për çështje pronash, teksa shprehet se po qëndron në Oborrin Mbretëror momentalisht, deri sa të përfundojë ndërtimi i apartamentit të vajzës së saj, që është marrë sipas kodit të familjes.

Elia madje është shprehur se ditën që ndodhi përplasja, babai i saj Gjergj Zaharia ndodhej me të pasi prej 10 ditësh po e ndihmonte me vajzën pasi ajo ishte sëmurë.

Lexo edhe: Peticioni për videon e Elias, reagon aktorja: Falenderoj ata që ndjenë dhimbjen time

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, deklaroi Elia.

Kujtojmë se  Princ Leka Zogu ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës ku pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Elia, e cila ka depozituar një kallëzim në Polici për ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj.

Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë është paraqitur në Komisariatin e Policisë Numër 1.

Pas dhunës së pretenduar nga Princ Leka, ai nuk nguroi të filmonte skenën e turpshme, madje pamjet filmike i dorëzoi me dorën e tij në polici.

Ajo që u vu re ishte mbështetja e madhe ndaj aktores, madje 1 ditë më parë 144 aktorë, regjisorë, përfshirë emra të njohur të skenës përmes një peticioni i kërkuan zyrtarisht AMAS- të fshijë videon ku aktorja Elia Zaharia shihet gjatë përplasjes me Princ Leka Zogun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese