Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prova të reja për Ervis Martinaj, shtyhet seanca gjyqësore, shkak dosja VOLUMINOZE

Shkruar nga Newsbomb

Shtyhet për në orën 15:00 seanca gjyqësore në gjykatën Penale për Ervis Martinaj.

Sipas gjykatës, prokuroria ende nuk kishte bërë ende sistemimin e dosjes pasi ishte tepër voluminoze.

Prokuoria ka arritur të grumbullojë prova që rëndojnë pozitën e Ervis Martinaj i cili ndodhet aktualisht në burg.

Mësohet se prokuroria ka zbuluar biseda në aplikacionet Ëhatsapp dhe Telegram të Martinajt me miqtë e tij pak minuta para ngjarjes ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Martinaj është paraqitur në lokalin Monopol iu ka kërkuar miqve të afroheshin dhe të paraqiten aty të pajisur me armë, duke hedhur poshtë dëshminë  e Martinaj i cili tha se ka qenë një takim i rastësishëm.

Telefoni i Martinaj është dërguar për t’u ekspertuar nga ekspertë izraelitë. Dy ditë më parë ka ardhur përgjigje nga Izraeli dhe ekspertët izraelitë kanë arritur të zbërthejnë telefonin dhe të nxjerrin të dhëna të reja në lidhje me ngjarjen. Por këto të dhëna nuk nxirren ende për shkak të hetimit. Ekspertiza e ardhur nga Izraeli do paraqitet në gjykatë.

Aktualisht për ngjarjen janë të shpallur në kërkim disa persona. Bëhet fjalë për Ervin Matën, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Fabio Alushi dhe truproja i këngëtares, Meviol Billo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese