Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit zhvendosen te Presidenca / Meta i shtrëngon dorën Berishës para Kryeministrisë dhe bën deklaratën për bashkimin e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit zhvendosen te Presidenca / Meta i shtrëngon dorën

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta janë shfaqur sot krah njëri-tjetrit në protestën e parë anti-qeveritare të nxitur nga vdekja tragjike e vajzës 7-vjeçare dy ditë më parë në plazhin e Himarës.

I pari në protestën e thirrur nga shoqëria civile ka mbërritur Berisha, i cili ka kërkuar dorëheqjen e dy ministrave, Bledi Çuçit dhe Mirela Kumbaros. Ndërsa Meta, për mediat ka deklaruar se do të mjaftonte vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Më pas të dy, Meta e Berisha i janë drejtuar godinës së Kryeministrisë, ku kanë qëndruar krah njëri-tjetrit. Për një moment Meta i ka shtrënguar dorën Berishës, ndërsa i pyetur nga gazetarët për këtë bashkim të opozitës ai ka deklaruar:

“Jemi bashkuar me qytetarët, dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

Në këto momente, protestuesit i janë drejtuar Presidencës, duke deklaruar se kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj është i vetmi që nuk ka reaguar.

PAMJET LIVE:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll