Hapësire reklamuese

Bota

Protestuesit 'PUSHTOJNË' 6 lagje në Siatëll dhe e shpallin zonë autonome, NUK LEJOHET POLICIA, ja çfarë po ndodh aty brenda (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_339479" align="alignnone" width=""]Barrikada[/caption]

Prej një jave tashmë, protestuesit me ngjyrë kanë bllokuar më shumë se katër blloqe në Siatëll, duke vendosur barrikada me mbishkrime, në atë që njihet si Zona Autonome e Kapitol Hillit.

Javën e kaluar, departamenti i policisë tërhoqi ofecerët nga rrethimi, pasi tensionet mes policëve dhe protestuesve ishin shtuar. Këtë javë janë bllokuar 6 blloqe në Siatëll, dhe kjo duket më shumë se sa një protestë.

SEATTLE, WA - JUNE 14: People walk along East Pine Street during ongoing Black Lives Matter events in the so-called "Capitol Hill Organized Protest" area on June 14, 2020 in Seattle, Washington. Black Lives Matter protesters have continued demonstrating in what was first referred to as the Capitol Hill Autonomous Zone, which encompasses several blocks around the Seattle Police Departments vacated East Precinct, but what protesters are now calling the "Capitol Hill Organized Protest." (Photo by David Ryder/Getty Images)

Janë mijëra persona që kanë bllokuar zonën, ndërsa disa meditojnë, disa pikturojnë e të tjerë dëgjojnë folësit që flasin për antifashizëm. Zona brenda i ka të gjitha gjërat e nevojshme, që nga baret deri tek letra higjenike dhe pasta e dhëmbëve. Një bar shpërndan ushqime falas.

"Ne jemi këtu për t'u siguruar se nuk ka dhunë, e dini, po bëhet gjithçka kundër njerëzve me ngjyrë. Prandaj ne jemi këtu", tha një protestues për CNN. Disa njerëz mbajnë armë, gjë e cila lejohet në shtetin e Uashingtonit.

"Ky djali këtu ka vetëm disa plumba", tha Raz Simone, një protestues. "Këto nuk janë për policët, unë jam shtetas amerikan dhe nuk kam asgjë kundra policëve, ka të bëj me sistemin dhe përgjegjshmërinë, mungesën e përgjegjësisë. Kjo është vetëm për mbrojtje". Disa shqetësohen se e gjitha kjo mund të shkëputet nga nisma "Black lives matter". Disa njerëz që mund të pajtohen me protestuesit janë të mirëpritur në zonën e rrethuar. Ka pasur edhe përplsaje mes vetë protestuesve brenda rrethimit.

SEATTLE, WA - JUNE 14: An aerial view of a Black Lives Matter mural on East Pine Street near Cal Anderson Park is seen during ongoing Black Lives Matter events in the so-called  "CHOP," an area that protesters have called both the "Capitol Hill Occupied Protest" and the "Capitol Hill Organized Protest, on June 14, 2020 in Seattle, Washington. Black Lives Matter protesters have continued demonstrating in what was first referred to as the Capitol Hill Autonomous Zone, which encompasses several blocks around the Seattle Police Departments vacated East Precinct. (Photo by David Ryder/Getty Images)

"Kjo është gjëja më e bukur. Është shumë shpresëdhënëse. Kam qenë në shumë festivale rreth botës dhe ajo çfarë po shoh këtu është diçka e ngjashme", tha srtisti Adam One. Turma të mëdha u mblodhën në lagjen Capitol Hill të Seattle gjatë fundjavës ndërsa demonstruesit mbetën në një zonë që ata kishin caktuar si CHAZ ose CHOP.

Megan Johnson solli dy djemtë e saj për të parë zonën.

"Duket sikur është një mënyrë e shkëlqyeshme për të demonstruar në lidhje me atë që po ndodh," i tha Johnson CNN.

Në një mur të madh është publikuar një list me 3 kërkesa:

Shkrirja e departamentit të policisë

Kalimi i parave që shpenzohen për policët tek shëndeti publik

Të hiqen të gjitha akuzat kriminale që janë bërë protestuesve

Ndërsa në një mur tjetër shkruhen 30 kërkesa ku përfshihen:

Rregullimi i sistemit të lagjeve në Siatëll, e cila fillon me çmimin e qirave në zonë, në mënyrë që të kenë mundësi banimi dhe shtresa e mesme, heqja e burgimit, ndërsa disa protestues të tjerë thonë se thjesht duan që ta kthejnë zonën e rrethuar në një qendër komunitare. Udhëheqësit lokalë nën thirrjen "Black lives matter", thonë se ata nuk do ta lirojnë zonën deri në momentin që të jenë përmbushur kërkesat e tyre.

Kryetari i bashkisë së Seattle, Jenny Durkan është përballur me kritika nga të gjitha këndvështrimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu