Përplasje mes policisë dhe protestuesve është shënuar sot në Malin e Zi. Situata është e tensionuar në Malin e Zi pasi nesër është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Ceremonia e planifikuar ka shkaktuar zemërim nga ana e komunës dhe disa organizatave dhe partive politike.
Mediat vendase shkruajnë se protestuesit kanë thyer bllokadën e policisë në hyrje të Cetinjes dhe i kanë gjuajtur me gurë, duke bërtitur “Ky është Mali i Zi!” dhe “Kjo nuk është Serbi!”
Malazezët mbeten thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë fqinje dhe Kishën Ortodokse Serbe. Kisha Ortodokse e Malit të Zi është nën Kishën Autoqefale të Serbisë. Ajo synon pavarësimin nga Kisha Ortodokse Serbe.
Qyteti Cetinje, dikur ka qenë kryeqendra e Malit të Zi ndërsa sot konsiderohet si kryeqyteti kulturor dhe historik i këtij vendi