Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Protestuesit mësynë në rezidencën e tij, zbulohet vendndodhja e presidentit të Sri Lankës: Është me gruan në Maldive

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa iku në Maldive gjatë natës pas protestave masive për krizën ekonomike të ishullit. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ai ndodhet në vendin ekzotik me bashkëshorten e tij dhe dy truproja.

Mendohet se Rajapaksa, i cili gëzon imunitet nga ndjekja penale teksa është president, ka ikur në Maldive për të shmangur mundësinë e arrestimit nga qeveria e re. Ai tani besohet se po udhëton në një vend të tretë, por ka zëra se mund të jetë Singapori apo Dubai, thotë BBC.

Në mungesë të tij, ka emëruar kryeministrin Ranil Wickremesinghe, një aleat të tij, si president në detyrë. Rajapaksa ishte fshehur pasi protestuesit pushtuan zyrën dhe shtëpinë e tij të shtunën. Ai është zotuar të japë dorëheqjen por deri tani nuk e ka bërë.

Kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeyeardena, tha më herët se Rajapaksa planifikon të dorëzojë letrën e tij të dorëheqjes sot. Kjo do t’i japë fund sundimit të familjes Rajapaksa që ka dominuar politikën në Sri Lanka për dy dekadat e fundit.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është arratisur nga Sri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në SHBA.


Më shumë