Hapësire reklamuese

Politikë

Protestuesit i mblidhen para Kryeministrisë, a ndodhet Rama në zyrë?

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit i mblidhen para Kryeministrisë, a ndodhet Rama në

Simpatizantë të shumtë të Partisë Demokratike janë mbledhur në sheshin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë, mësohet se qindra qytetarë të tjerë të cilët janë mbledhur në sheshin “Skëndërbe” dhe para ambienteve të selisë blu janë duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.

Edhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë nisur nga selia drejt kryeministrisë. Në rreshtin e parë të protestuesve, të rinjtë mbajnë në duar banderolën me shkrimin "mjaft është mjaft".

Burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet në Tiranë, mirëpo nuk dihet ende nëse është në zyrë apo jo.

Më herët kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka theksuar se revolucioni opozitar nuk do të ndalet deri në rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë në vend.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu