Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Protestuesit e Hong-Kongut shpikin metodën, fikin gazin lotsjellës për 10 sekonda (Video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

8afaa4912c34897890d084d01513ca28

Prej disa javësh mijëra qytetarë në Hong Kong vijojnë të mbushin rrugët në protestat masive anti-qeveritare.

Ata janë përballur me dhunën e ashpër policore, shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës por nuk janë zbrapsur.

Madje së fundmi, disa aktivistë kanë gjetur edhe një metodë efektive për të fikur gazin lotësjellës në pak sekonda.

Kujtojmë se gazi lotsjellës u përdor masivisht edhe gjatë protestave anti-qeveritare në vendin tonë, dhe rezultoi të ishte tepër efektiv në ndryshimin e kursit.

Metoda është shumë e thjeshtë. Ata izolojnë shishen e gazit duke i vendosur një kon trafiku përsipër, dhe më pas i hedhin ujë nga vrima e sipërme e konit. Uji ftoh bombolën ku ndodhet gazi duke ndaluar edhe rrjedhjen.

Kjo ndodh për arsye se gazi lotjsellës nuk është teknikisht gaz, por grimca fizike, që do të thotë se duhet të jetë i nxehtë për t’u përhapur, ndërsa ftohet teksa përhapet në ajër, raporton Newsbomb.al.

Protestat në Hong Kong nisën pas ligjit që kaloi qeveria duke i hapur rrugë ekstradimeve drejt Kinës. Në Hong Kong strehohen një numër i madh aktivistësh që Kina i ka shpallur armiq të partisë.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img