Protestuesit e Hong-Kongut shpikin metodën, fikin gazin lotsjellës për 10 sekonda (Video)

Publikuar tek: bota, më 21:32 30-07-2019 Protestuesit e Hong-Kongut shpikin metodën, fikin gazin lotsjellës për 10 sekonda (Video)

Prej disa javësh mijëra qytetarë në Hong Kong vijojnë të mbushin rrugët në protestat masive anti-qeveritare.

Ata janë përballur me dhunën e ashpër policore, shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës por nuk janë zbrapsur.

Madje së fundmi, disa aktivistë kanë gjetur edhe një metodë efektive për të fikur gazin lotësjellës në pak sekonda.

Kujtojmë se gazi lotsjellës u përdor masivisht edhe gjatë protestave anti-qeveritare në vendin tonë, dhe rezultoi të ishte tepër efektiv në ndryshimin e kursit.

Metoda është shumë e thjeshtë. Ata izolojnë shishen e gazit duke i vendosur një kon trafiku përsipër, dhe më pas i hedhin ujë nga vrima e sipërme e konit. Uji ftoh bombolën ku ndodhet gazi duke ndaluar edhe rrjedhjen.

Kjo ndodh për arsye se gazi lotjsellës nuk është teknikisht gaz, por grimca fizike, që do të thotë se duhet të jetë i nxehtë për t’u përhapur, ndërsa ftohet teksa përhapet në ajër, raporton Newsbomb.al.

Protestat në Hong Kong nisën pas ligjit që kaloi qeveria duke i hapur rrugë ekstradimeve drejt Kinës. Në Hong Kong strehohen një numër i madh aktivistësh që Kina i ka shpallur armiq të partisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befasohet TRUMP, protestuesi i drejtohet ashpër: Mos na ktheni mbrapsht, deporto urrejtjen (Video)
Lufta tregtare, Trump thirrje Kinës për negocim të marrëveshjes »
Article Logic
Execution time: 0.010560035705566
array(1) { ["section"]=> string(93) "protestuesit-e-hong-kongut-shpikin-metoden-fikin-gazin-lotsjelles-per-10-sekonda-video-173876" }