Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Protestuesi humbet ndjenjat, lejohet të kalojë edhe ambulanca me gruan shtatzënë në Elbasan

Lajme të ngjashëm

Protesta e paralajmëruar nga opozita për bllokimin  e akseve kryesore në 12 qarqe të vendit, ka nisur dhe priten ngjarje të reja nga momenti në moment.

Ndërkohë në protestën në Elbasan, protestë në të cilën është prezent vet kreu i PD-së, Lulzim Basha, një autoambulancë është lënë të kalojë nga protestuesit.

Një prej protestuesve ka humbur ndjenjat gjatë kohës që ishte duke protestuar dhe ndërkohë protestuesit e tjerë i kanë liruar rrugën autoambulancës e cila po kalonte me urgjencë.

Protestuesit në Elbasan, pasi morën vesh që ambulanca po transportonte një grua shtatzënë, e kanë liruar menjëherë rrugën, edhe përse në fillim u mor si një provokim ndaj turmës.


Më shumë