Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuan për uljen e pagës, fasoneria plotëson kërkesat e punonjëseve në Bilisht dhe rikthen në punë kryesindikalisten e pushuar  

Shkruar nga Newsbomb
Protestuan për uljen e pagës, fasoneria plotëson kërkesat e

Sindikata e Punëtorëve të Fasonerive, dega Bilisht bën me dije se kërkesat e punonjëseve janë plotësuar nga kompania "Toni Oil", pas grevës dy ditore. Po ashtu Sindikata njofton se drejtuesja e Sindikatës së Fasonerive, Mirjeta Mulla është rikthyer në punë, pas pushimit nga puna disa ditë më parë.

Për dy ditë me radhë punonjëset e fasonerisë në Bilisht u ngritën në protestë për shkak të uljes së pagës në një vlerë prej 10 mijë lekësh, si dhe për shkak të largimit nga puna të Mirjeta Mullës. Kjo e fundit kishte kërkuar lejen e zakonshme të punës, por menjëherë kishte marrë njoftimin për pushim nga puna.

Postimi i plotë i aktivistes Bora Mema:

FITORE HISTORIKE E PUNËTOREVE – PLOTËSOHEN KËRKESAT DHE KTHEHET NË PUNË KRYESINDIKALISTJA MIRJETA MULLA

Sindikata e Punëtorëve të Fasonerive (SPF) - dega Bilisht - ka arritur sot një fitore të jashtëzakonshme dhe historike, duke rikthyer më në fund shpresën në organizimin sindikal në vendin tonë.

Pas grevës dy-ditore, sot janë mbyllur me sukses bisedimet tripalëshe mes Sindikatës, Inspektoratit të Punës dhe pronarit të kompanisë “Toni Oil”. Palët kanë rënë dakord të rinisë puna pas plotësimit të kushteve të vëna nga punëtorët. Rikthimi në punë i kryesindikalistes Mirjeta Mulla, garantimi i lirisë së organizimit sindikal, respektimi i pagës minimale si dysheme e pagave, sigurimi i punëtoreve të pasiguruara, kanë qenë disa nga kërkesat e Sindikatës të cilat janë pranuar.

Pritet zyrtarizimi i marrëveshjes së arritur.

Kjo është një fitore historike për nga rëndësia për përpjekjen sindikale në vendin tonë. Organizimi i lirë dhe i vërtetë i punëtorëve po dëshmon se është e vetmja rrugë për të fituar të drejtat sindikale dhe ato ekonomike në vendin e punës.

Punëtorët e bashkuar kanë për të fituar!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll