Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Protestuan në KZAZ-të e Burrelit e Klosit, Gjykata merr vendimin për 14 të akuzuarit, 4 prej tyre dënohen me burg (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Mat, ka dhënë sot vendimin për 14 të akuzuarit për prishje të materialeve zgjedhore në KZAZ 16 e 17, në qershor të vitit 2019.

Këtë të hënë Gjykata ka dënuar 4 persona me punë në komunitet dhe 6 me shërbim prove nga 2 deri në katër vite.

Ndërsa 4 persona të tjerë: Haki Likursi, Adriatik Lika, Edmond Lala, Azbi Kurtagja janë dënuar me nga 6 muaj deri në 2 vite e gjysmë burg.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike në Mat, Arjan Lika, i cili e cilësoi si të padrejtë këtë vendim dhe me motive politike. Ai tha se vendimi i gjykatës do të apelohet, pasi protesta ishte e drejtë dhe qytetare.

Të akuzuar janë: Ilirian Çeliku, Fatmir Molla, Sokol Lela, Mehmet Limani, Paqsor Elezi, Myrteza Gjini, Adriatik Lika, Xhavit likursi, Haki Likursi, Shkëlzen Uka, Riza Disha, Xhovalin Gjeçi, Edmond Lala dhe Alehandro Muharremi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img