Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuan kundër rritjes së rrogave për deputetët, “Lëvizja Bashkë” denoncon: Policia ka zbarkuar në seli për të arrestuar aktivistët tanë

Shkruar nga Newsbomb
Protestuan kundër rritjes së rrogave për deputetët,

“Lëvizja Bashkë” ka denoncuar sot se forca të Policisë kanë mësyrë në selinë e LB, sipas tyre për të arrestuar aktivistët, të cilët protestuan para parlamentit.

Ata protestuan teksa në Kuvend po diskutohej për miratimin e projektligjit për rritjen e pagave të  administratës, deputetëve dhe ministrave.

Aktivistët e “Lëvizja Bashkë” kundërshtua rritjen e rrogave për  deputetët, duke e cilësuar si një turp.

Postimi i “Levizja Bashkë”

POLICIA E SHTETIT NË SELINË E LËVIZJES BASHKË

Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.

Kjo është një tentativë e dëshpëruar për t'na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë!

Solidarizohuni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese