Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Protestuan dje në Portin e Durrësit se nuk u nis trageti, Policia procedon 3 udhëtarët, fillon hetimet edhe për pronarin e linjës

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre udhëtarë janë proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi ditën e djeshme kanë zhvilluar një protestë në Portin e qytetit bregdetar, sepse trageti me të cilin ata do të udhëtonin nuk ishte nisur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Skrapar, A. G.,52 vjeç, banues në Divjakë dhe Xh. D., 52 vjeç, banues në Shijak.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në lagjen nr.4, Durrës, pasi janë njoftuar se udhëtimi i tyre me traget ishte anuluar, kanë organizuar protestë në mënyrë të paligjshme, me pasagjerët e linjës, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në rrugë.”

Sakaq, bëhet me dije se nga strukturat e DVP Durrës vijojnë hetimet për pronarët e kësaj linje udhëtimi, pasi nuk i kanë lajmëruar në kohë pasagjerët e tyre, për anulimin e udhëtimit. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, si rezultat i kontrollit në territor, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në Kodër Draç, Njësia Administrative Ishëm, Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, Ishëm, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasin F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë ndaluar me iniciativë shtetasin R. L., 35 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë (i kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6, Tiranë), i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img