Hapësire reklamuese

Rajoni

Protestojnë auto-shkollat e Kosovës, kërkojnë mbajtjen e provimeve

Shkruar nga Newsbomb

Federata e Autoshkollave e Kosovës ka organizuar sot një protestë, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve për shkak të Covid-19.

Rreth 100 vetura të autoshkollave, kanë zënë troturet nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës në shenjë proteste.

Milaim Kërqeli, njëri nga organizatorët, u shpreh se po i bëhet e padrejtësi, pasi nuk po lejohet të punojnë.

Sipas tij, ata kanë katër muaj që nuk kanë punuar dhe humbjet janë të mëdha.

“Arsyeja e protestës është mos lejimi i punës sonë do thotë qe gati 4 muaj po bëhen. Nuk dimë ndonjë arsye duhet organet ministri i Infrastrukturës, Shëndetësisë, duhet të na tregojnë arsyen pse na nuk duhet të punojmë. Derisa punojnë taksitë, autobusët me 50 veta, derisa punojnë kafeterit, cila është arsye që ne nuk punojmë më i sigurt është një i ri me qëndrua 90 minuta në veturë me neve sesa me ndenjur në kafeteri ku janë 200 veta njëri me tjetrin. Derisa nuk na lejojnë për të punuar ne do protestojmë nuk ka mbetur gjë tjetër”, tha ndër të tjera Kërqeli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu